Prezantimi i Projektit “Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies për barazinë gjinore përmes rritjes së mëtejshme të kapacitetit të Rrjetit të Mbikëqyrjes së Buxhetimit Gjinor (GBWN)”

Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC) organizon tryezën e diskutimit për prezantimin e Projektit “Forcimi i transparencës dhe llogaridhënies për barazinë gjinore përmes rritjes së mëtejshme të kapacitetit të Rrjetit Mbikëqyrës të Buxhetimit Gjinor (GBWN)” 

Data:               23.01.2023
Ora:                 10:00 – 12.30
Vendi:             Hotel Tirana International (Salla Onufri)  

Objektivi gjithëpërfshirës afatgjatë i projektit është të forcojë rrjetin për të avokuar në mënyrë efektive për një përgjigje të qëndrueshme për përmirësimin e institucionalizimit të buxhetimit transformues gjinor dhe ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky projekt vijon pas zhvillimit të suksesshëm të projektit "Rrjeti Mbikëqyrës i Buxhetimit Gjinor" në Ballkanin Perëndimor dhe Moldavi në periudhën 2019-2022. Faza e dytë e projektit do të zhvillohet për katër vjet 2022-2026 dhe do të zbatohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Moldavi. Në Shqipëri projekti zhvillohet nga Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”

Projekti mbështetet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

Takimi i parë ndërinstitucional shërben për të diskutuar çështjet kyçe mbi buxhetimin e përgjigjshëm gjinor si edhe për të vendosur bashkëpunimin përgjatë zhvillimit të këtij projekti.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke shkruar në adresën e email [email protected]

Ju mirëpresim!

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list