Activities
Promovimi i projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit"
15.3.2022
Në datë 15 dhjetor 2012, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” Mirela Arqimandriti promovoi projektin “Fuqizimi Ekonomik i Grave dhe perspektiva gjinore në zinxhirin e vlerave të biznesit" i cili trajton çështje të barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave. Ky projekt mbështetet nga Gender Equity and Equality Action (GEEA) i Departamentit të Shtetit dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Ky event u ndoq nga rreth 120 pjesëmarrës, gra e vajza sipërmarrëse nga Tirana, Berati, Korça, Durrësi, përfaqësues të organizatave të biznesit, Këshilli i Invesimeve në Shqipëri, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Akademia, Bashkia Tiranë, Fondacioni Vodafone Albania, GIZ, etj.
Aktiviteti u nderua nga Shkëlqesia e Saj znj. Yuri Kim, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri dhe përfaqësues të lartë të kësaj ambasade. Gjithashtu edhe nga z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë për përshëndetjen e këtij eventi.
Gjatë eventit promovues u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme në lidhje me qëndrueshmërinë e bizneseve dhe sfidat që hasin gratë sipërmarrëse në kushtet e ndryshimeve klimatike dhe Pandemisë Covid -19.
GADC
Research and Papers
