POP_Fokus Grupe me banoret e Tiranes ne kuader te Kontrates Sociale

Shtator 2022: Ne kuader te monitorimit te Kontrates Sociale per Bashkia Tiranë organizata Gender Alliance for Development Center (GADC) po vijon takimet dhe fokus grupet me komunitetin. Qytetaret njohin pune e bere nga bashkia e Tiranes per disa prioritete te Kontrates Sociale, por kane ngritur edhe problematika te tjera, te cilat do te prezantohen prane bashkise me Raportin e Vitit te trete monitorues. 

Keto dite kemi takuar banoret e njesive administrative 2,3,4,5 ne Tirane dhe po listojme me poshte disa ceshtje qe qytetaret kane ngritur per vemendjen e bashkise:

Banoret e Njesia Administrative Nr.2 Tirane "Rruga që të çon nga Çerdhja 54 te rruga “Mihal Grameno” është e pashtruar, bllokohet nga balta, nuk ka trotuare. Është problem sidomos ngaqë kjo rrugë përdoret nga fëmijët për të shkuar në shkollë."
Njesia Administrative Nr.3 "Problem i madh është transporti publik në këtë njësi. Nuk ka urban për të shkuar në shkollë, çerdhe, dhe te qendra komunitare per zonat e largeta te kesaj njesie."
Njesia Administrative Nr.4 "Furnizimi me ujë është problem, nese nuk ka pompe dhe depozite dhe vjen me orare."
Njesia Administrative nr. 5: "Te rruga “Grigor Heba” dhe “Gjikë Kuqali”, një e treta e familjeve janë pa sahat matës të ujit."

Falenderojme per mbeshtetjen Olof Palme International Center - Albania Programme Olof Palme International Center Embassy of Sweden in Tirana National Endowment for Democracy
#rrjetipop #kontratasociale

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list