Vëzhgim Kombëtar për gratë që drejtojnë biznesin e tyre në Shqipëri!

Përshëndetje e nderuar zonjë apo zonjushë!

Pyetësori më poshtë përmban 91 pyetje dhe i dedikohet grave e vajzave që drejtojnë biznesin e tyre. Pyetësori ka për qëllim të identifikojë nevojat që gratë e vajzat kanë për të zhvilluar biznes. Shqipëria nuk ka një studim për gratë në biznes sic e kanë edhe vendet e tjera. Të dhënat që do të marrim nga ky studim do të na ndihmojnë të nxjerrim rekomandime të vlefshme për gratë e vajzat që bëjnë biznes në territorrin e Shqipërisë.

Grupi i studiueseve ju falenderon që morët pjesë në këtë vëzhgim mjaft të rëndësishëm. Të kuptuarit e mendimeve dhe përvojave tuaja mund të na mbështesë në identifikimin e veprimeve që mund të ndihmojnë në zhvillimin e biznesit të grave e vajzave në Shqipëri.

Plotësimi i Pyetësorit zgjat afërsisht 15 minuta. Përgjigjet tuaja do të ruhen në mënyrë sekrete dhe askush nuk do të identifikojë mendimet tuaja.

Klikoni këtu për të plotësuar pyetësorin. 

Vëzhgimi realizohet nga Qendra "Aleanca Gjinore për Zhvillim” në kuader të projektit "Ajo drejton" me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulta.

Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me këtë studim, ju lutemi kontaktoni:

Mirela Arqimandriti
Drejtore Ekzekutive
Qendra ”Aleanca Gjinore për Zhvillim”
E-mail: [email protected]  
Tel: +355682059301

Faleminderit për kohën tuaj!

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list