E Premtja feministe!

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim organizoi një takim me studentë të Fakulteti i Shkencave Sociale Departamenti i Filozofisë me pjesëmarrjen e Dr. Aida Goga, përgjegjëse e Departamentit të Filozofisë prane këtij Fakulteti dhe Dr. Majlinda Keta.

Ky takim u realizua në një diskutim të hapur me studentët, pasi znj. Mirela Arqimandriti prezantoi Bibliotekën e Studimeve Gjinore të GADC, një ambjent i cili mban mbi 2500 tituj librash të kataloguar, në gjinitë feminizëm, filozofi, bioetikë, letërsi etj.

Në fund të eventit u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Fakultetit të Shkencave Sociale (Departamenti i Filozofisë) dhe Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim.

Kjo marrëveshje synon ngritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive profesionale dhe ndërlidhjen e mësimit akademik me punën praktike për studentët që ndjekin studimet Bachelor në Filozofi dhe Master Shkencor në “Etikën në Institucione dhe Lidership” dhe “Filozofinë Sociale.”

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list