Sëmundjet profesionale dhe siguria dhe shëndeti në punë në fabrikat e tekstilit në Shqipëri

6.4.2022 Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" (GADC) në bashkëpunim me organizatën "Glasen Tekstilec", nga Maqedonia e Veriut, organizoi Tryezen Rajonale te diskutimit: "Sëmundjet profesionale dhe siguria dhe shëndeti në punë në fabrikat e tekstilit në Shqipëri" 

Ne kete aktivitet moren pjese perfaqesues te organizatave te shoqerise civile nga Maqedonia dhe Shqiperia, perfaqesues te istitucioneve dhe sindikatave. Znj. Kristina Ampeva, Glasen Tekstilec, Maqedonia e Veriut; Znj. Luljeta Krasta, Ministria e Financave dhe Ekonomisë; Z. Gazmend Nelaj, Inspektorati i Shëndetësisë; Znj. Eda Beqiri, Përfaqësuese e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale; Z. Gentian Muça, Ekspert i menaxhimit të sistemeve të shëndetit dhe sigurisë; Z. Edvin Prençe, përfaqësues i Pro Export Albania; Z. Kol Nikolla, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Ne lidhje online ky aktivitet u pershendet nga z. Johan Schmid, Manaxher rajonal për Ballkanin Perëndimor, Olof Palme International Centre. 

Gjate aktiviteti ne lidhje direkte nga Maqedonia e Veriut moren pjese z. Goran Popovski, Përfaqësues i Inspektoratit Shtetëror për Punë dhe Shërbime Sociale dhe z. Milan Petkovski, ekspert për siguri dhe shëndet në punë. 

Qendra "Aleanca Gjinore per Zhvillim" per Shqiperine dhe Glasen Tekstilec per Maqedonine e Veriut kane pergatitur dy raporte studimore ne lidhje me Shëndetin dhe Sigurine në Punë në fabrikat e tekstileve dhe këpucëve, dhe gjetjet kryesore te dy raporteve u prezantuan gjate tryezes se diskutimit. 

Disa prej çështjeve që u diskutuan ne kete aktivitet:

  • Siguria dhe shëndeti në punë në fabrikat e tekstileve dhe këpucëve.
  • Roli i mjekut në fabrikat e tekstileve dhe të këpucëve.
  • Sëmundjet e përgjithshme dhe sëmundjet profesionale.
  • Inspektime të kryera në sektorin fason lidhur me mjekun dhe rolin e tij.
  • Çështje shqetësuese shëndetësore të punonjëseve në fabrikat e tekstilit dhe këpucëve.
  • Propozime për ndryshime ligjore.

Per te lexuar raportin e plote ne gjuhen shqipe per Shqiperine ju lutemi te klikoni ketu

To read the full report in English for Albania please click here 

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit rajonal "Sëmundjet profesionale dhe siguria dhe shëndeti në punë në fabrikat e tekstilit në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut", i cili zbatohet me mbështetjen e Qeverisë Suedeze përmes organizatës Suedeze “The Olof Palme International Center”.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list