Lançimi i Raportit "Diskriminimi me Bazë Gjinore dhe Puna në Shqipëri" (Botimi i Dytë)

Tiranë, 15 mars 2022 - Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, në bashkëpunim të ngushtë me European Union në Shqiperi dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi promovoi zyrtarisht edicionin e dytë të raportit i cili fokusohet në diskriminimin me bazë gjinore në lidhje me punën, në Shqipëri.

Klikoni këtu për të ndjekur aktivitetin e plotë

Raporti financohet nga European Union dhe bashkë financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).

Klikoni këtu për të lexuar raportin në gjuhën shqipe

Klikoni këtu për të lexuar raportin në gjuhën angleze

Raporti synon të rrisë ndërgjegjësimin e institucioneve përkatëse, medias dhe publikut të gjerë në lidhje me situatën aktuale të diskriminimit me bazë gjinore në Shqipëri. Gjithashtu raporti synon të të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve të raportojnë diskriminimin me bazë gjinore i cili shfaqet në forma nga më të ndryshmet përfshirë ngacmimet seksuale në vendin e punës. Raporti ofron rekomandime për trajtimin e diskriminimit me bazë gjinore.

Disa nga gjetjet kryesore të hulumtimit përfshijnë:
• Pak më tepër gra (20%) se burra (18%) që i janë përgjigjur pyetësorit raportojnë se kanë përjetuar diskriminim në punë.
• Shumica e atyre që kanë përjetuar diskriminim me bazë gjnore nuk e kanë raportuar pranë një institucioni (72%). Ndërkohë që kjo përqindje mbetet e lartë, është gjithsesi më e ulët se 97% e të anketuarve që nuk e kishin raportuar rastin e tyre të diskriminimit në sondazhin e vitit 2018.
• Pak më tepër gra se burra në kampionin e vitin 2021 raportojnë se kanë përjetuar diskriminim në punë (20%) krahasuar me vitin 2018 (18%). Ndërkohë, shumë më tepër burra raportojnë se kanë përjetuar diskriminim në sondazhin e vitit 2021 (18%), krahasuar me vitin 2018 (6%).
• Gati 70% e atyre që kanë përjetuar diskriminim me bazë gjinore nuk e kanë raportuar atë te ndonjë institucion. Ndërkohë që kjo shifër ka mbetur e lartë, është gjithsesi më e ulët se 97% e grave dhe 100% e burrave që raportuan në vitin 2018 se nuk e kishin raportuar rastin e tyre ne ndonje institucion.
• Pak më tepër se 70% e të anketuarve janë dakord se diskriminimi me bazë gjinore është i paligjshëm në Shqipëri. Megjithëse pak më tepër burra se gra mendonin se diskriminimi me bazë gjinore është i dënueshëm me ligj, ndryshimi nuk është domethënës.
• Gratë raportojnë më tepër se burrat se janë përballur me
pyetje diskriminuese në intervista pune, si për shembull pyetje rreth planeve për t’u martuar (45% e grave ishin përballur me këtë pyetje, krahasuar me 35% të burrave) ose plane për të pasur fëmijë (ku 23% e grave ishin përballur me këtë pyetje krahasur me 12% e burrave).
• 23% e të anketuarve janë përballur me të paktën një formë ngacmimi seksual në punë, por nuk ka dallime domethënëse ndërmjet gjinive.
• Më tepër gra (29%) se burra (19%) thanë se nuk kanë një kontratë pune.
• 16% e pjesëmarrësve në studim që kanë punuar për një periudhë në tre vitet e fundit ose janë aktualisht të punësuar, iu është kërkuar të nënshkruajnë një kontratë pune pa u lejuar të lexojnë dhe kuptojnë kushtet e kontratës, të paktën një herë.

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list