Activities
Hartëzimi Social LNOB dhe Politikbërja e Bazuar në Dëshmi
Në një hapat e fundit për të ndihmuar komunitetin, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Shoqata për Autonominë Vendore po bashkëpunojnë në një projekt të ri me qëllim të hartëzimit social dhe politikbërjen e bazuar në dëshmi. Kjo nuk është hera e parë që organizatat punojnë së bashku, por është një përpjekje e re që synon të ndikojë pozitivisht në komunitetin e Elbasanit dhe Matit.
Në një përpjekje për të forcuar lidhjen dhe bashkëpunimin, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim ka organizuar dy takime me përfaqësuesit e bashkive Mat dhe Elbasan. Këto takime, të cilat shënojnë një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit komunitar, ofruan një platformë për diskutim dhe shkëmbim të idesë mbi projektin e Hartëzimit Social dhe mënyrat se si të përmirësohet jetës e qytetarëve të këtyre dy bashkive.
Projekti i quajtur "Hartëzimi Social LNOB dhe Politikbërja e Bazuar në Dëshmi" synon të ndërtojë një panoramë të qartë mbi nevojat dhe sfidat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuar në Elbasan dhe personat e moshuar në Mat. Kjo do të realizohet nëpërmjet mbledhjes së të dhënave që vijnë nga një spektër i gjerë i burimeve.
Një tjetër përbërës i rëndësishëm i këtij projekti është përdorimi i një logjike të qartë dhe të vërtetuar. Duke iu referuar të dhënave dhe informacionit të mbledhur, projekti i Hartëzimit Social synon të sjellë një ndikim pozitiv në nivel vendor dhe qendror.
Përvoja e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Shoqatës për Autonominë Vendore në hartëzimin social nuk është e re. Kjo nuk është hera e parë që ne jemi angazhuar në një përpjekje të tillë, duke patur eksperiencën me të njëjtin ushtrim në bashkitë Patos dhe Lushnjë në 2021-2022.
Hartëzimi Social LNOB dhe Politikbërja e Bazuar në Dëshmi financohet nga GIZ për projektin SoRiIII.
GADC
Research and Papers
