The Shadow Report to the Third Periodic Report of the Albanian Government on the implementation of the CEDAW Convention
The Convention on the Elimination of All Forms of Discrimination against Women (CEDAW) was adopted by the UN General Assembly in 1979 and was ratified by Albania in November 1993. In spite of more than 30 years of its existence, it is only known to a minor part of the Albanian public. This document is a shadow report to the Third Periodic Report of the Albanian Government on the implementation of the Convention on the Elimination of all Forms of Discrimination against Women (December 2008) addressed to the United Nations’ CEDAW Committee. Albanian women’s organizations and associations have critically examined and commented on the Government report.
Mirësevini në faqen tonë
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim është një organizatë jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 1995. Në punojmë për barazinë midis grave dhe burrave në Shqipëri. Ne e arrijmë këtë qëllim nëpërmjet advokacisë, lobimit dhe trajnimeve. Nëpërmjet advokacisë dhe lobimit në synojmë të përmirësojmë barazinë gjinore në vendim-marrje dhe të parandalojmë diskriminimin ndaj grave. Nëpërmjet trajnimeve në shpërndajmë dijet tona mbi përkatësinë gjinore dhe fuqizimin e grave.
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (QAGJZH) është e liçencuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në Shqipëri, si një qendër kërkimore mbi barazinë gjinore. Si një qendër kërkimore, vazhdimisht na kërkohet të rishikojmë dhe komentojmë mbi ligjet dhe politikat lidhur me Ministrinë.
Në jemi një organizatë me eksperiencë; ne kemi punuar për thuajse 15 vite. Gjatë kësaj kohe ne kemi zbatuar në mënyrë të suksesshme më shumë se 70 projekte. Çdo projekt që ne organizojmë monitorohet dhe vlerësohet duke përdorur indikatorë specifikë. Kjo siguron që projektet tona janë ndërmarrë bazuar në standardet më të larta profesionale. Kjo gjithashtu ndihmon që puna jonë e vazhdueshme të jetë e matshme. Janë realizuar shumë aktivitete nëpërmjet zbatimit të shumë projekteve gjatë viteve dhe disa prej tyre janë listuar më poshtë:
• Përmirësimi i barazisë së përkatësisë gjinore në nivelet vendim-marrëse.
• Paketë për Burimet mbi Përkatësinë Gjinore për Mësuesit e Shkollës Fillore.
• Rritja e sensibilizimit mbi dhunën në familje.
• Krijimi i mundësive ekonomike për gratë në Shqipëri: Një strategji për parandalimin e trafikimit.
• Dokumentimi i Orientuar mbi Përkatësinë Gjinore dhe Qendra e Informacionit.
• Përgatitja dhe Publikimi i Strategjive për Përkatësinë Gjinore në Shqipëri.
• Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit kundër Dhunës në Familje.
• Përfaqësimi dhe Cilësia e Demokracisë në Shqipëri.
• Thirrje për shkrime: Analizimi i situatës së grave shqiptare në kontekstin e lëvizjes sociale dhe ndryshimeve sociale pas viteve ’90.
• Album Fotografish: “Sfidat dhe arritjet e Grave Shqiptare".
• Shkollë verore: Procesi i Integrimit Evropian – Një mjet për të çuar më tej përkatësinë gjinore.
• Promovimi i Përkatësisë Gjinore në Shkollat Fillore.
• Revistë 3-mujore mbi çështjet e përkatësisë gjinore - GAIA.
• Përkatësia Gjinore dhe aktivitetet e BE në Shqipëri.
• Libri im i ri mbi Barazinë Gjinore, Integrimi i Përkatësisë Gjinore në Kurrikulat e Shkollës së Mesme.
• Respektimi i të drejtave të punës të grave në Shqipëri, si një mjet për të ulur feminizmin e varfërisë.







