Panel Diskutimi: “S’KA ORAR për dhunë dhe ngacmime në vendin e punës!”

Në datë 06.03.2024 në orën 16:00 Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim me mbështetjen e Qeverisë Suedeze përmes  Olof Palme International Center organizoi një Panel Diskutimi “S’KA ORAR për dhunë dhe ngacmime në vendin e punës!” në mbështetje të projektit “Përmirësimi i të Drejtave të Punës dhe Mbrojtjes së Grave, me fokus të veçantë tek gratë punonjëse në sektorin e veshjeve”. Ky aktivitet u organizua në kuadër FemFEST 2024, në bashkëpunim me BASHArt.

Qëllimi kryesor i panelit ishte diskutimi në lidhje me nuancat dhe kompleksitetin e dhunës dhe ngacmimit në vendin e punës si dhe angazhim në një dialog bashkëpunues që synon identifikimin e qasjeve inovative dhe hapave të veprimit për të rritur sigurinë në vendin e punës dhe për të nxitur një kulturë dinjiteti dhe respekti.

Gjithashtu ky panel synonte të ndërgjegjësonte opinionin publik dhe zyrtarët për rëndësinë e kësaj çështjeje dhe për të nxitur një angazhim të përbashkët për të krijuar një ambient pune më të sigurt, më të drejtë dhe më të respektueshëm për të gjithë punonjësit, me një fokus të veçantë tek gratë punonjëse.

Aktiviteti u çel nga znj. Plejada Gugashi, përfaqësuese e Olof Palme International Center si moderatore e panelit e cila theksoi rëndësinë e reagimit ndaj dhunës në vendin e punës dhe u pasua nga një diskutim nga panelistët: Znj. Mirela Arqimandriti, Drejtore Ekzekutive, Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC); Znj. Eda Beqiri, Inspektoriati Shtetëror i Punës; Znj. Gertjana Hasalla përfaqësuese e Qendra për të Drejtat në Punë (CLR); Z. Ilir Xhemalaj, Drejtor Ekzekutiv, Sindikata Kombëtare e Operatorëve Telefonikë (SKOT) si edhe nga një përfaqësuese e punonjësve të sektorit të tekstileve dhe këpucëve dhe një përfaqësuese e punonjësve të sektorit të pastrimit.

Për të mësuar më shumë mbi diskutimet e mbajtura ndiqni linkun: https://shorturl.at/aez59 

GADC
Research and Papers

Follow the link to read research and paper publications through the years.

GADC
Reports and Articles

Follow the link to read reports and articles through the years.

Donors

Full list