Library
THIRRJE PËR EKSPERTË MENTORË SOCIAL
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) kërkon të angazhojë një grup prej 10 -12 profesionistë që do të punojnë si mentorë socialë për projektin “Promovimi i mentorimit social si një qasje partneriteti ndërsektorial për nxitjen e punësimit të grupeve të disavantazhuara”.
Ky projekt po zbatohet nga GADC në partneritet me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) në kuadër të projektit rajonal të GIZ, “Përfshirja Sociale e Grupeve të Disavantazhuara në Ballkanin Perëndimor (SoRi III)”, i cili po zhvillohet në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Në Shqipëri ky projekt zhvillohet nga GADC.
Për më shumë detaje, konsultoni dokumentin bashkangjitur.
Dokumentat e aplikimit duhet të jenë në gjuhën angleze dhe duhet të dërgohen vetëm me email tek: [email protected] dhe jo aplikime me anë të telefonit apo aplikacioneve të lidhura me të.
Afati i fundit për aplikim është 8 shtator 2023 në orën 17:00.
Call for Mentors Al PDF DOCUMENT